75 Mall Live Search
22:23 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / F.R

Njesia Speciale ‘zbarkon’ te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njesia speciale e policisë së Kosovës, ka zbarkuar te qendra e numërimit në Mitrovicën e Jugut, aty ku është ndalur numërimi i votave.

Pak më parë, prokurori Peci ka deklaruar se ndalja e numërimit është bërë për shkak të raportimeve nga numëruesit për parregullsi dhe nevojës për sqarime teknike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar fakte mbi parregullsi të fletëvotimeve për garën e 9 nëntorit, për çka edhe është ndërprerë procesi i numërimit në qendrën komunale të numërimit në Mitrovicën e Jugut.

Jahir Sumiqi, kryesuesi i PDK-së në QKN Mitrovicë e Jugut, tha se prokurori i rastit Njazi Rexha ka kërkuar vazhdimin e numërimit, por PDK-ja dhe partnerët e koalicionit të saj do të vazhdojnë me bojkotimin e procesit dhe nuk do të shkelin ligjin.

Sumiqi përmendi se më shumë se 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë apo nga vendvotimi në vendvotim, të cilat fletëvotime në shumicën e rasteve i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

“Janë numëruar 35 kuti të votimit ku prej tyre mbi 20 vendvotime kanë lëvizur nga klasa në klasë, apo nga vendvotimi në vendvotim. Është një inxhinierik i organizuar që kemi hasur prova të argumentuara gjatë numërimit të votave. Janë gjetur mbi 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë, pra numri serik dallon prej numrit të vendvotimit, pra kryesisht fletëvotimet kanë lëvizur nga shkolla “Migjeni” në “Abdullah Shabani” dhe nga Universiteti në shkollën e Zhabarit”, ka thënë Sumiqi.