12:21 / E Premte, 21 Prill 2023 / mp

Njësitë e Policisë së Kosovës përforcojnë veriun, dy ditë para zgjedhjeve

Njësitë të shumta të Policisë së Kosovës janë nisur sot drjetë veriut të Kosovës, dy ditë para zgjedhjeve. Në pamjet e siguruara nga “IndeksOnline” shihen automjete të shumta të njësive policore të Kosovës.

Të dielen më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Por, për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje – që bojkotohen nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë./IndeksOnline/