75 Mall Live Search
14:18 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / MSH

Njësitet e Doganës ndalojnë në Prishtinë shoferin që po voziste veturë të vjedhur

Njësitet e Doganës së Kosovës, sot kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë.

Sipas Doganës, gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa te huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veture është lajmeruar si e vjedhur në nje shtet Evropian.

Në bashkepunim në Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmeruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën e Doganës.