Njësitet kufitare parandalojnë kontrabandën me kërpudha

Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Muqivercë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve në brezin kufitar, sot rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, kanë ndaluar një furgon të bardhë, me targa vendore i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës.

