75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Njësiti i FSK-së asgjëson me sukses një minahedhës në Jabllanicë

Në fshatin Jabllanicë të Gjakovës është raportuar për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer.

Me këtë rast, njësiti profesional i FSK-së me sukses ka arritur që të asgjësojë një minahedhës 120mm, transmeton Indeksonline.

Shpërthimi i kontrolluar është bërë rreth orës 22:45 afër ambulantes në fshatin Jabllanicë. /Indeksonline/