75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 18 Prill 2026 / F.R

Njësiti i KEDS nis ç’aktivizimin e rrymës ilegale në laboratorin e drogës në Pejë

Njësiti i KEDS nis ç’aktivizimin e rrymës ilegale në laboratorin e drogës

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.

IndeksOnline ka mësuar se aksioni është zhvilluar në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Njësiti i KEDS ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka filluar ç’aktivizimin e rrymës ilegale në laboratorin e drogës.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe prokurorja Sahide Gashi.

Më poshtë mund të shihi pamjet./IndeksOnline/