75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / mp

Njësiti special i KFOR-it teston gatishmërinë me armatim të vërtetë në Prishtinë

Njësiti special i KFOR-it ka kryer ushtrime me armatim të vërtetë në Prishtinë.

Këto ushtrime janë bërë si pjesë e përpjekjeve të KFOR-it për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetin e lartë operacional.

“Stërvitjet e rregullta janë esenciale që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për të reaguar me shpejtësi dhe efekt ndaj çdo sfide të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Ushtrimet e tilla ndihmojnë në mbajtjen e gatishmërisë dhe koordinimin mes forcave multinacionale, që janë kyç në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”, thuhej në këtë njoftim.