75 Mall Live Search
12:00 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

NjIF tregon arsyen pse u takuan me drejtues të institucioneve

Përmes një komunikate për media, Njësia e Inteligjencës Financiare ka bërë të ditur se janë takuar në zyrat e saj me drejtorin e Agjensionit Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, drejtori i Doganës, Bahri Berisha, kryeshef i Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Rrahim Rama dhe drejtori i Administratës Tatimor të Kosovës Ilir Murtezaj.

Ata thonë se kanë biseduar për gjendjen e fundit në vend, me theks të veçantë “korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, çështjen e kazinove dhe lojërave të fatit, kontrabandën dhe ekonominë joformale”

“Nisur nga publikimi i disa lajmeve në media online, NJIF ju njofton se dje në Njësinë për Inteligjencë Financiare është mbajtur takim me drejtues të disa institucioneve të zbatimit të ligjit. Në takim kanë marrë pjesë z.Dardan Nuhiu drejtor i Inteligjencës Financiare, z.Shaip Havolli drejtor i Agjensionit Kundër Korrupsion, z.Bahri Berisha drejtori i Doganës, z.Rrahim Rama Kryeshef i Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar (AAPSK), dhe drejtori i Administratës Tatimor të Kosovës z.Ilir Murtezaj. Ndër temat kryesore të takimit përveç tjerash kanë qenë: gjendja e fundit në vend lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, çështjen e kazinove dhe lojërave të fatit, kontrabandën dhe ekonominë joformale”, thuhet në reagimin e NJIF-së./Indeksonline/