Njihej si “Evi Kardashian”, kush ishte balerina, që vdiq nga tërmeti
Tërmeti katastrofik me magnitudë 6.4 ka marrë të paktën 39 jetë njerëzish në Thumanë dhe në Durrës.
Mes viktimave është edhe Eviola Broshka, 28-vjeçarja që u nxor e pajetë nga rrënojat e hotel “Miramare” të Durrësit. Mësohet se e reja punonte si balerinë dhe njihej me emrin e artit si “Evi Kardashian”.
Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcente në tallava.
E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kuronte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve! Dhimbja është e krejt Shqiptarisë! Zoti është ai që cakton fatet tona i lutemi Zotit që të bëj mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzën me emrin ‘Evi Kardashian’! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme në Tiranë pasi ka vetëm të ëmën e cila është e sëmure! Evi punonte për të kuruar të ëmën por nuk ja doli dot !
Punën e saj të gjithë e paragjykojnë por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje për gjithë shqiptaret ti lutemi Zotit që jetët e humbura të prehen të qeta në parajsë! Durim për të gjithë shqiptarinë!” shkruhet në mesazh.
