16:21 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Njihen si kafshë dinake por dhelprat mund të jenë edhe të dashura

Thonë se kafshët janë miqtë më të mirë të njeriut, kuptohet varet edhe nga lloji i tyre shkaku që  shpeshherë mund të jenë të rrezikshëm, transmeton Indeksonline.

Qentë ose macet janë kryesisht kafshët me të cilat njeriu ka shoqëri më të madhe. Por dashuria nuk duhet të mungojë edhe për kafshët e tjera.

Një vajzë e re bën pjesë në grupin e njerëzve që i duan kafshët. Për dallim prej tjerëve “shoqja” e saj është më e veçantë.

Ajo si kafshë shtëpiake e ka një dhelpër të rrallë. Bëhet fjalë për dhelprën e bardhë të quajtur Lulu.

E siç duket, kjo dhelpër është adhuruese e fërkimit të trupit.

Në një video të cilën do ju bashkëngjesim më poshtë mund të shihni se si kjo kafshë e veçantë e shijon kujdesin e shoqes së saj. /Indeksonline/