Njihuni me 10 vjeçarin kampion në mundje
Midis mundësve të rinj sumo që ngrenë pesha në ring shquhet 10 -vjeçari Kyuta Kumagai, nga Japonia.
Ai ka 85 kilogramë dhe është dy herë më i madh se moshatarët e tij. Kyuta është në gjendje të mundë djem 5 ose 6 vjet më të mëdhenj se ai .
Vitin e kaluar u kurorëzua kampion bote nën moshën 10-vjeçare, duke mundur konkurrentët e tjerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.
Ai stërvitet gjashtë ditë në javë në klubin lokal sumo ose duke ngritur pesha. Ai gjithashtu noton dhe praktikon vrapimin për të rritur qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e nevojshme për mundjen sumo.
“Unë nuk i mësova asgjë, ai mund të bënte gjëra të ndryshme që i vinin natyrshëm” tha babai i tij Taisuke, ish-sumo.
“Ekziston një talent për të qenë sumo dhe ai e ka atë talent. Ai fitoi turneun. Mendova se ai mund të ketë diçka të veçantë“.
Motivimet e Kyuta-s janë të thjeshta .
Ai thotë: “Është kënaqësi që të mund njerëz më të mëdhenj se unë dhe jam duke bërë çdo gjë për këtë”.
Çelësi i suksesit të çdo sumoje është dieta e tyre.
Në një ditë mesatare, Kyuta konsumon 2.700 deri 4.000 kalori, përfshirë 1 litër qumësht dhe sasi të bollshme të proteinave.
Trajneri i tij aktual, Shinichi Taira, mendon se Kyuta ka atë që duhet.
“Për momentin ai ka talent të madh”, tha ai.
Kyuta dëshiron të arrijë nivelin e “yokozuna” renditja më e lartë në këtë sport.