75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Njihuni me 18-vjeçarin e Valencias që kushton 80 milionë euro

Incheon është e famshme në botë për betejën me të njëjtin emër të 1950-ës, vendimtare në luftën e Koresë, por prej disa kohësh njihet si shtëpia e yllit më të shndritshëm të futbollit koreano-jugor, Lee Kang-in. Nuk ka asnjë gabim. Nga anët e Seulit janë të bindur se djaloshi 18-vjeçar është më i mirë se Heung Min Son, finalisti i Champions League me Tottenham, dhe se do të ecë në gjurmët e legjendës Ji-Sung Park. 

Son ka në favor eksperiencat e suksesshme në Europë me Spurs, Hamburg dhe Bayer Leverkusen, plus atë me Taeguk Warriors në edicionin e fundit të Lojërave Aziatike, por Lee Kangin  mun d t’i afrohet sot, duke mundur Ukrainën në finalen e Botërorit U20 dhe duke ndihmuar Korenë e Jugut të ulet për herë të parë mbi çatinë botës. Pritshmëria është e madhe, por karriera e një lojtari kalon nga ndeshje të tilla. 

80 MILIONË – Lee Kang-in e di këtë dhe është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij, siç ka bërë gjithmonë me kombëtaren. Në Francë, vitin e kaluar, ka qenë një nga më të mirët e Turneut të Toulon-it (dy gola ndaj Togos dhe Skocisë dhe pjesë e formacionit më të mirë të kompeticionit). Në Poloni, këtë vit, ai ka udhëhequr ekipin me 1 gol dhe 4 asiste.