Njihuni me 3 shenjat paralajmëruese të Osteoporozës
Osteoporoza është një sëmundje që mund të prekë çdo kockë të njeriut. Kjo sëmundje diagnostikohet duke matur dendësinë kockore. Një prej objektivave kryesore të trajtimeve të kësaj sëmundjeje ka të bëjë me parandalimin e frakturave. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për shenjat paralajmëruese dhe simptomat e osteoporozës.
Shenjat Paralajmëruese Të Osteoporozës
Trajtimi i sëmundjes është efikas nëse zbatohet në shenjat e para të sëmundjes.
Ekspertët thonë se është e rëndësishme që njeriu të jetë i ndërgjegjshëm për
faktorët e rrezikut të sëmundjes. Disa prej shenjave paralajmëruese të
sëmundjes janë:
Frakturat e Shpeshta
Shumë njerëz pësojnë një frakturë ose thyerje të kockave por kjo ndodh si
pasojë e një force të madhe lënduese. Frakturat janë më të përhapura në rastin
e rrëzimit nga një lartësi e madhe, aksidenti me makinë apo incidenti sportive.
Por nëse kockat thyhen pa pasur nevojë për një forcë të madhe, atëherë ekziston
mundësia e sëmundjes së osteoporozës.
Dhimbjet e Pashpjegueshme Të Kockave
Shkaktarët e dhimbjeve të tilla janë të ndryshëm, por osteoporoza është një
kontribues shumë i fortë. Dhimbjet e pashpjegueshme janë një arsye e fortë për
të shkuar tek mjeku dhe përjashtuar mundësinë e osteoporozës.
Humbja e Gjatësisë së Trupit
Frakturat si pasojë e kompresimit të vertebrave mund të mos diagnostikohen në
kohë. Ato shkaktojnë humbje të gjatësisë së njeriut ose kërrusje. Një problem i
tillë mund të sinjalizojë osteoporozën.
Faktorët Që Rrisin Rrezikun e
Osteoporozës
Ekspertët paralajmërojnë se rreziku i osteoporozës rritet si pasojë e shumë
faktorëve disa prej të cilëve janë:
Duhanpirja,
Konsumi i tepërt i alkolit,
Ushqyerja e keqe,
Sasia e pamjaftueshme e kalçiumit apo vitaminës D
Mungesa e aktivitetit fizik. Shfaqja e osteoporozës mund të ndikohet edhe nga konsumi i disa medikamenteve të caktuara siç janë steroidët apo Lithiumi, por edhe përdorimi i kimioterapisë.
Qumështi Kundër Osteoporozës
Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit janë të pasura me kalçium. Konsumi i
këtyre produkteve me gjasë mund të ulë rrezikun e osteoporozës. Megjithatë,
ekspertët rekomandojnë konsumin e produkteve me pak ose apsak yndyrë. Kalçiumin
mund ta merrni edhe nëpërmjet suplementëve por edhe produkteve si salmon apo
barishtet.
Pijet e Gazuara dhe të Sheqerosura
Rrisin Rrezikun e Osteoporozës
Studimet kanë zbuluar që konsumi i pijeve të gazuara dhe të sheqerosura rrit rrezikun
e osteoporozës. Kjo mund të jetë falë përmbajtjes së kafeinës apo acidit
fosforik. Këshillohet konsulta me mjekun në rast se keni simptomat e mësipërme.
/AgroWeb