75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / AR

Njihuni me aktorin që fitoi çmimin si më i miri në “Bafta Awards 2024”

Cillian Murphy është zgjedhur aktori më i mirë në festivalin “Bafta Awards 2024”.

Ai këtë çmim e mori me rolin e tij në filmin “Oppenheimer”.

Murphy në fjalimin e tij derisa e ka pranuar çmimin e ka falënderuar regjisorin Christopher Nolan dhe producenten Emma Thomas.

“Faleminderit që patë diçka tek unë që nuk e pashë tek vetja”, tha Murphy.

Për aktorin më të mirë në garë ishin:

Bradley Cooper – Maestro;

Colman Domingo – Rustin;

Paul Giamatti – The Holdovers;

Barry Keoghan – Saltburn;

Cillian Murphy – Oppenheimer;

Teo Yoo – Past Lives, shkruan BBC.