Njihuni me bukuritë e “Kështjellës së Pambukut” në Turqi
Temperaturat e larta, uji për t’u freskuar e “bora“ përreth, e bëjnë shumë të veçantë këtë vend që po e shihni në fotografi.
“Kështjella e Pambukut” në Turqi ose e njohur ndryshe si “Pamukkale” është një vend i mrekullueshëm në Provincën Denizli në Turqinë Jug-perëndimore.
Qyteti përmban burime të nxehtë, tarraca të mineraleve karbonate të mbetura nga uji i rrjedhshëm.
Shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës, pushojnë në një nga pishinat në “Shtëpinë e Pambukut”.
Andaj ky vend ia vlen që të vizitohet, përndryshe ky është destinacioni turistik numër një në rajonin e Anadollit të Turqisë.