23:57 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me bunkerët e luftës së dytë botërore (Foto)

A keni mësuar për ditën “D” në historinë botërore? Një fotografe sjellë kujtimet e asaj dite përmes bunkerëve të luftës së dytë botërore.

Më 6 qershor 1944, forcat aleate të Luftës së Dytë Botërore filluan një nga sulmet më ambicioze në histori, duke u ulur përgjatë 50 miljeve të bregdetit Normandian të fortifikuar në Francë dhe duke krijuar një gjurmë të konsiderueshme në Murin e Atlantikut të Hitlerit.

Më shumë se 70 vjet më vonë, Lynda Laird fotografoi mbetjet e bunkerëve të Normandisë duke përdorur filmin me rreze infra të kuqe, një medium i përdorur nga ushtria në luftën e dytë botërore për ekspozuar një spektër vizual që është i padukshëm me sy të lirë dhe sjellë atmosferën e 44-es.

Imazhet u morën përgjatë bregut të Normandisë, nga plazhi Utah, në Deauville.

Fotot e Laird janë hyrja e ditarit të Odette Brefort, nga 6 qershor 1944 apo ditës “D”. Një anëtare Rezistencës franceze jetonte në Deauville gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, duke ofruar inteligjencë ushtarake mbi mbrojtjen gjermane duke nxjerrë harta të ndërlikuara për t’u dërguar shokëve të saj në Paris. Ato harta sot kanë treguar vendndodhjen e bunkerëve.