13:10 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Njihuni me Delilah dhe Amelia, vajzat që do i vjedhin fronin motrave Hadid

Gigi dhe Bella Hadidi duhet të kenë kujdes, pasi dy motra modele mund t’ua rrëmbejnë kurorën e tyre!

Jo të gjithë i njohin Delilah Belle dhe Amelia Grey Hamlin, por shumë shpejt do të dëgjoni edhe më shumë rreth tyre.

Motrat seksi, të cilat janë rritur në Los Angeles, kanë sfiluar për një sërë disenjatorësh të njohur. Por këtë vit duket se do të hyjnë fuqishëm në botën e modelimit.

Ashtu si Gigi, 22-vjeçarja Delilah është bionde dhe motra e saj më e re është zeshkane. Amelia është vetëm 19 vjeçe. Dy motrat kanë një trup elegant dhe me forma mbreslënëse.