14:36 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Njihuni me dy persona që kanë telefonuar Erdoganin dhe politikanë tjerë për t’u tallur

Këta persona që po shihni në fotografi janë Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov. Ata janë të njohur për një seri telefonatash që kanë bërë ndaj lidervëe botërorë dhe janë tallur me të.

Telefonata më e gjatë e tyre ka qenë ajo me ish Sekretarin e jashtëm britanik, Boris Johnson, me të cilin janë tallur rreth 18 minuta .

Por nuk ka qenë vetëm Bonson që ka ra pre e tyre. Kanë qenë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, senatori amerikan John McCain dhe këngëtari Elton John që kanë rënë në kurthin e tyre.

Por, sa ka qenë e vështirë për ta rë realizohet kjo?

“Ka qenë mjaft e lehtë”, thotë njëri nga anëtarët e dyshes.

Stolyarov ka thënë se jo që nuk ka qenë e rëndë, por ata edhe janë kënaqur në kohën sa kanë bërë këtë punë.

Ata kanë qenë aktiv kryesisht në tallje edhe me politikanë nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia.