75 Mall Live Search
07:46 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / AR

Njihuni me dy vajzat protagoniste në ‘Love Story’

“Love Story” nisi sezonin e tij të dytë këtë mbrëmje dhe ndryshe nga Love Story 1, kësaj here do të kemi në “fron” edhe dy vajza, të cilat do të zgjedhin mes djemve konkurrentë. 

Pra protagonistë do të jetë jo një, por 4 konkurrentë: 2 vajza dhe 2 djem. Nëse me njërin prej tyre u njohët dhe e kemi fjalën për Kristi Aliajn, që qëllon të jetë djali i Robert Aliaj, tre të tjerët mbetën surprizë deri më tani. 

Njihuni me dy vajzat protagoniste në 'Love Story'

Djali tjetër “në fron” quhet Xhoni, jeton në Hamburg dhe nga prezantimi i parë tha se është aktor. Fillimisht, vajzave konkurrente ju prezantua si banakier për t’i njohur më mirë. 

Njihuni me dy vajzat protagoniste në 'Love Story'

Cilat janë vajzat?

Dea dhe Daniela! Dea, për shumë kohë kishte punuar si stjuardesë dhe padashur profesioni e kishte shkëputur nga një qëllim tjetër shumë i rëndësishëm: gjetja e gjysmës më të mirë. 

Njihuni me dy vajzat protagoniste në 'Love Story'

E ndërsa Daniela, u prezantua si ish-konkurrente në Miss Universe dhe shtoi se edhe kur nuk ka vëmendjen e të tjerëve “përpiqet ta marrë me çdo kusht”. Në videon prezantuese, Daniela ishte e qartë kur tha se në raport me djemtë “merr gjithmonë atë që do.”

Njihuni me dy vajzat protagoniste në 'Love Story'

Përveç katërshes në fron, sezoni i ri i Love Story-it ka sjellë risi edhe në përzgjedhjen e konkurrentëve ku njëra prej vajzave Anxhela tregoi se fakti që ishte e divorcuar dhe nënë e një fëmije, s’e pengoi të kërkojë sërish dashurinë! 

Ndryshe nga viti i kaluar, programi do të vijë i shoqëruar me një emision ditor. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu.