17:25 / E Diele, 22 Tetor 2023 / AR

Njihuni me femren më seksi të vitit 2023

Maxim Australia ka publikuar listën e saj vjetore Hot 100 për vitin 2023, duke shfaqur femrat më të suksesshme dhe më joshëse.

Në krye të listës është aktorja Margot Robbie karriera e së cilës në Hollywood vazhdon të shkëlqejë pas publikimit të filmit të saj të fundit Barbie.

Në kulmin e karrierës në Hollywood që pas daljes së filmit Barbie këtë verë, Robbie tërhoqi vëmendjen me bukurinë e saj e linjat trupore. Ajo u përzgjodh për rolin e Barbie, pasi perfeksioni i saj i përshtatet më së miri këtij personazhi.

Një fakt interesant për aktoren është se kjo është hera e katërt që Robbie, kryeson këtë renditje.