10:01 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Njihuni me frikën e të rënit në dashuri,“Filofobinë”

Edhe pse të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët është pjesë e natyrës, disa njerëz përballë kësaj ndjenje ndihen në vështirësi dhe kjo mund t’i kthehet në një mankth.

Ata njerëz karakterizohen me Filofobi, ndjenjë kjo që i shtyn njerëzit të besojnë se dashuria është një kërcënim dhe një rrezik për vetën. Kjo fobi mund të shkaktojë panikë,djersitje dhe probleme me ereksionin.

Këta persona që të mos bien në dashuri bëjnë sjellje të ndryshmë si psh: përdorin xhelozinë për të kapërcyer ndjenjat,përqëndrohen në defektet që dëmtojnë marrëdhënien në çift e zgjedhin dashuri të pamundura.

Kushdo që shoqëron një person filofobik duhet të kujdeset për ndjenjat e veta sepse mund të marrin nga simptomat e partnerit./Indeksonline/