15:12 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me klubin e natës në Berlin, goditet nga bakteriet vdekjeprurëse

Klubi i natës KitKatClub në Berlin ku njerëzit bëjnë seks, vallëzojnë dhe argëtohen është goditur nga bakteriet vdekjeprurëse.

Ky klub ka një politikë që nxit haptazi aktet seksuale përmes vallëzimit.

Ky klub nate është i njohur për atmosferën e tij ‘të papenguar’ seksuale. Por, së fundmi autoritetet gjermani u kanë bërë thirrje vizitorëve të konsultohen me mjekët pasi  shëndeti i tyre po kanoset nga një rrezik që mund të qojë në vdekje, transmeton Indeksonline.

Një nga udhëheqësit e KitKatClub u dërgua në spital pasi dyshohej për kontraktimin e meningjitit bakterial.

Autoritetet në kryeqytetin gjerman u njoftuan për incidentin këtë javë nga pronarët e klubit dhe lëshuan një alarm, duke u kërkuar atyre që morën pjesë në klub të kontrollohen urgjentisht te mjeku.

Stafi tashmë i është nënshtruar testeve dhe u është ofruar një recetë antibiotikësh si një masë parandaluese./Indeksonline/.