20:53 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

Njihuni me kompleksin më luksoz në Kosovë, ku bëjnë pjesë edhe VIP-at

Njëri nga komplekset më luksoze në Kosovë po ndërtohet në Prizren.

“Park Hill Residence” quhet kompleksi i ëndrrave për rehatinë familjare në Kosovë, por edhe diasporën që preferon një pushim meritor në vendlindje. Me apartamente luksoze, të ndërtuara dhe dizajnuara me shije, duke filluar nga 81m2 deri në 250m2 e bëjnë Park Hill Residence vendin më të përshtatshëm për famiiljen tuaj.

Pishina, palestra, restauronte, e shumë e shumë hapësira të tjera që do të mund t’i gjeni përbrenda kompleksit do ta bëjnë jetën tuaj ma të kompletuar.

Se “Park Hill Residence” është i veçantë, tregon fakti se aty mund të gjeni fqinjësi edhe me plot emra të njohur të skenës muzikore dhe më gjerë. Në vendin më të bukur në Prizren, me çmime tejet të arsyeshme dhe me dizajn unik keni shansin për tu bërë banor i një objekti përrallor.