75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 30 Maj 2022 / AR

Njihuni me konkurrenten e parë të “Love Island”

“Love Island 2022” është afër transmetimit, me beqar/e të rinj të cilët do të “godasin” këtë verë.

Shfaqja e takimeve në ITV2 do të bëhet të hënën e ardhshme me datë 6 qershor, transmeton Indeksonline.

Vitin e kaluar ky program shpalli fitues Millie Ciurt dhe Liam Reardon.

Gjatë ditës së sotme (30 maj), u zbulua vajza e parë pjesëmarrëse.

24 vjeçarja, Poige, do të shkoj në vilën e “Love Island” me shpresë që do të gjejë të dashurin.

Ditë më parë ajo i ka dhënë fund lidhjes por ka “luftuar” që të rimarrë vetën duke dashur të gjejë dikë të ri në jetën e saj./Indeksonline/