75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Njihuni me kundërshtarin e Kosovës/ E kishte mposhtur Shqipërinë midis Tirane

Kombëtarja e Kosovës në futboll pritet që gjatë marsit të luaj një miqësore përgatitëse para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi sot publikun se kundërshtari i miqësores më 24 mars do të jetë Lituania, shkruan IndeksOnline.

Lituania e cila radhitet në pozitën e 129-të në ranglistën e FIFA-s, gjatë sezonit të UEFA Nations League, e kishte mposhtur Kombëtaren e Shqipërisë midis ‘Air Albania’ në Tiranë me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e dytë mes dy kombëtareve kishte përfunduar me rezultat 0-0.

Gjatë sezonit në Nations League, Lituania e mbylli në pozitën e tretë me 8 pikë.

Lojtari më i mirë dhe me vlerën më të madhe është Arvydas Novikovas, me vlerë 900 mijë euro. Ky i fundit ka shënuar 2 gola gjatë UEFA Nations.

Vlera e plotë sipas ‘Transfermarkt’ është 7.2 milionë euro./IndeksOnline/