75 Mall Live Search
11:05 / E Enjte, 26 Janar 2023 / B O

Njihuni me lojtarët më të shpejt në botë, edhe Armando Broja është në rënditje

Faqja e specializuar për matjen e shpejtësisë së lojtarëve në botë, “Speedsdb” ka publikuar rënditjen e lojtarëve më të shpejt në botë në vitin paraprak.

Në mesin e lojtarëve më të shpejt në botë është edhe Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka arritur shpejtësinë më të madhe në 35.30 Km në orë.

Sven Botman i Newcastle është futbollisti që ka arritur shpejtësinë më të madhe këtë edicion. 39.21 kilometra në orë është shpejtësia që e ka kapur “radari” mbrojtësin holandez.

Darwin Nunez i Liverpoolit është i dyti me shpejtësi të arritur 38 kilometra në orë, para Mbappes me 37.90, Mudryk me 36.63 e Dembeles me 36.60./Indeksonline/