Njihuni me Mercedes-AMG CLA 35 të ri
Pas debutimit të CLA 250 në Consumer Electronic Show në Amerikë, Mercedes tani zgjeron rangun me lansimin e Mercedes-AMG CLA 35 të performancës së lartë.
Modeli i ri paketon 302 kuaj fuqi nga motori 2.0-litër turbocharged me katër cilindra, në vend të CLA 250 ekzistuese me 221 kuaj fuqi.

Motori 2.0 më i fuqishëm me dy turbo është i lidhur me kamion automatike me shtatë marshe. Outputi i motorit shpërndahet në të gjitha rrotat e makinës.
Statistikat e Mercedes thonë se CLA 35 arrin shpejtësinë 96 km/h për 4.6 sekonda.

CLA 35 tregon aftësitë e performancës më të lartë ndaj CLA 250 me anë të disa ndryshimeve vizuale.
Pjesa e përparme përmban shufra që shkojnë përmes grilës, si dhe pjesët me krom në qoshet e makinës.
Mercedes-AMG CLA 35 vjen standarte me rrotat 18 inç, por blerësit kanë mundësi të zgjedhin rrotat 19 inç. Në pjesën e pasme ndodhen difuzorë me një çift prizash rrethore, në të dyja anët e makinës.

Krahasuar me variantet e tjera, CLA 35 fiton një panel alumini nën motor që nxit ngurtësinë në pjesën e përparme. Blerësit kanë mundësi të zgjedhin amortizatorë adaptivë të cilët janë opsionalë, për ta bërë makinën më të manovrueshme.
Pjesa e brendshme e makinës
Interiori i modelit AMG vjen me sistemin MBUX të Mercedes. Sistemi përfshin ekranet 10.25-inç për detyrat e instrumenteve dhe informacionit.
Makina ka tre gjendje drejtimi, që i përfiton nga paketa AMG. Ato janë Classic, Sport dhe Supersport.

Interiori i makinës është një kombinim midis ngjyrave kuq dhe zi ose zi dhe gri digjitale. Mbetet në dorë të blerësve për të zgjedhur kombinimin që dëshirojnë.
Ambjenti mund të ndriçohet në ngjyra të ndryshme, në varësi të dëshirës së drejtuesit të mjetit.
Mercedes-AMG CLA 35 do të bëjë debutimin zyrtar në Shfaqjen e Makinave në New York më 16 Prill. Çmimi nuk është bërë ende i ditur.
