14:41 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Njihuni me Mimozën, menaxheren e njohur që synohet edhe nga VIP-at

Mimoza Blakaj është menaxherja që qëndron prapa “Mamounia Istanbul Salon”.

Klientët e saj janë kryesisht figura të njohura nga politika e showbizi, gjë e cila e bën atë të jetë krenare për sukseset e arritura me biznesin e saj.

Së fundi disa media kanë lakuar emrin e saj për një lidhje të mundshme me Patrisin, por që Mimi ka mohuar këto shkrime duke thënë se janë të pavërteta.

Stili i saj është i veçantë, ashtu siç di të jetë edhe atraktive në çdo paraqitje.