Njihuni me muzikantin e parë miliarder të Britanisë

Paul McCartney është bërë muzikanti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar. Pasuria e tij arriti në vlerë 1 miliardë paund.
Lista vjetore e të pasurve të Sunday Times tregon se pasuria e muzikantit 81-vjeçar dhe gruas së tij, Nancy Shevell, ishte rritur me 50 milionë paund që nga viti i kaluar falë turneut të McCartney 2023 Got Back, si dhe albumeve të tij.
81-vjeçari tanimë ngjitet në vendin e 165-të duke shijuar frytet e koncerteve të tij të shumta dhe të drejtave të autorit. Në përgjithësi, sipas “Sunday Times” ‘Rich List’, Britania e Madhe ka 165 miliarderë, gjashtë më pak se vitin e kaluar dhe 12 më pak se rekordi i vitit 2022 prej 177 miliarderësh.
Elton John, Lord Lloyd-Webber dhe David dhe Victoria Beckham ishin ndër disa prej emrave të njohur në listë, të cilët kanë një pasuri së bashku prej 350 milionë paundësh, shkruan KlanNews.
Por Robert Watts, përpiluesi i Listës së Pasurëve të “Sunday Times”, shprehet se lista e këtij viti tregon se “bumi i miliarderëve në Britani ka marrë fund”.
“Shumë nga sipërmarrësit tanë kanë parë se pasuritë e tyre bien. Ne tani do të duhet të presim dhe të shohim nëse tani kemi arritur kulmin e miliarderit dhe çfarë do të thotë kjo për ekonominë tone”, shprehet Watts.