22:30 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Njihuni me nënën e Gjikos, vjehrrën e Elita Rudit (Foto)

Shumë ishin skeptikë rreth lidhjes së reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi. Por, duket se gjithçka po shkon shumë mirë për të dy bukuroshët.

Ata jo vetëm që kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, por shihet se kështu është edhe mes të dy familjeve, Gjikolli e Rudi, shkruan Indeksonline.

Është Elita ajo që ka publikuar në Instastory pamje me vjehrrën e saj, ku shihen të dyja të qeshura e të lumtura bashkë.

Bukuroshja e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe emrin e nënës së Gjikos, e cila quhet Lirije.

Zonja Lirije, e cila duket mjaft e ëmbël, sigurisht se është mëse e lumtur me dy djemtë e saj Arbrin e Asdrenin (Gjikon) meqë të dy kanë lidhje serioze me të dashurat e tyre, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se Arbri, i njohur si producenti BigBang, ka vite që është në lidhje me Blerina Bokshin./Indeksonline/