16:27 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Njihuni me njeriun dragua që ka tetë brinjë dhe gjuhë të prerë (Video/Foto)

Eva Tiamat Medusa, nga Bruni, Texas, është transgjinorja më interesante në botë.

Ajo ka shpenzuar plot 60 mijë dollarë për të transformuar pamjen e saj komplet, transmeton Indeksonline.

Eva bëri ndryshime në mënyrë që t’i ngjaj një dragoi,  preu gjuhën në dysh, mbushi fytyrën me tatuazhe dhe vendosi tetë brirë në kokë.

Në vitin 1997, ajo bënte jetën normal dhe ishte nënkryetare e njërës prej bankave kryesore të Amerikës.

Por, diagonstifikimi me HIV/AIDS e bëri atë që të ndryshoj emrin në Richard Hernandez dhe të shoh jetën me një sy tjetër.

“Transforimi ishte udhëtimi më i rëndësishëm në jetën time. Kam arsyet e mija  pse unë vendosa ta bëj një gjë të tillë. Shpresoj që historia ime të jetë mësim  për njerëzit e tjerë që kanë kaluar nëpër kohë të vështira” , ka thënë Eva apo Richard.

Ajo pos brirëve që ka vënë, ka hequr dy veshët e saj, i ka hequr shumicën e dhëmbëve, ngjyrosi me të verdhë pjesën e bardhë të syrit, çau gjuhën dhe bëri tatuazhe në tërë fytyrën  dhe krahërorët. /Indeksonline/