75 Mall Live Search
21:54 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / MSH1

Njihuni me onkologen më të re nga Lipjani!

Lipjani dhe jo është bërë me onkologe!

Egzona Bytyqi është gruaja e parë nga Lipjani me rrethinë, që zyrtarisht ka diplomuar në onkologji mjekësore.

Duke falënderuar familjen dhe mentorët e saj, ajo ka thënë se me shumë përgjegjësi, përkushtim dhe nder, do të vazhdojë të punojë për të mirën e pacientëve.

“Sigurisht që ky sukses është rezultat i punës e i përkushtimit pesëvjeçar në Klinikën e Onkologjisë, periudhë gjatë së cilës kam fituar përvojë të çmuar klinike, njohuri të thelluara profesionale e kuptim më të plotë të sfidave, përgjegjësive që mbart kjo fushë e rëndësishme e tejët dinamike e mjekësisë” shkroi Egzona.

Ky është postimi emocionues i saj:

Dedikuar prindërve të mi, gjithmonë

Sot, zyrtarisht Specialiste e Onkologjisë Mjekësore!

E vlerësuar para Komisionit Profesional:

Prof. Ass. Dr. Faton Sermaxhaj,

Prof. Ass. Dr. Ilir Ismaili,

Prof. Ass. Dr. Vildana Goga,

të cilëve u shpreh mirënjohjen time për profesionalizmin dhe vlerësimin e tyre ndaj meje!

Sigurisht që ky sukses është rezultat i punës e i përkushtimit pesëvjeçar në Klinikën e Onkologjisë, periudhë gjatë së cilës kam fituar përvojë të çmuar klinike, njohuri të thelluara profesionale e kuptim më të plotë të sfidave, përgjegjësive që mbart kjo fushë e rëndësishme e tejët dinamike e mjekësisë.

Faleminderim të posaçëm shpreh për Drejtorin e Klinikës, Ass. Dr. Ilir Kurtishi, për mbështetjen e vazhdueshme, avansimin profesional e raportet korrekte që kanë ndikuar në rrugëtimin tim.

Mirënjohje të veçantë për mentoren time, Prof. Ass. Dr. Dafina Ademi, për udhëheqjen profesionale, korrektësinë, këshillat e vlefshme e mbështetjen e pakursyer gjatë gjithë procesit tim formues.

Gjithashtu, shpreh falënderimin për të gjithë stafin e Klinikës së Onkologjisë, për bashkëpunimin, pozitivitetin, punën e përditshme në shërbim të pacientëve Onkologjikë!

Unë me shumë përgjegjësi, përkushtim dhe nder, do të vazhdoj të punoj për të mirën e pacientëve, duke e ushtruar profesionin fisnik me dinjitet e humanitet maksimal.