75 Mall Live Search
23:11 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

Njihuni me organizatën që drejtohet nga një shqiptare e Kosovës e që operon mbi 3 mijë fëmijë falas në vit

“Gift of Life International” është një organizatë që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo fëmijë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës e që jetojnë në shumë vende të botës e kanë adresë për shërimin e tyre.

Kjo organizatë drejtohet nga një shqiptare e Kosovës e cila e ftuar në emisionin “n’Demos” ka folur për jetën e saj.

“Albana Krasniqi është nga Vranoci i Pejës, jetoj në Prishtinë, por që në 28 vitet e fundit jetoj në Nju Jork, jam analiste financiare, punoj në një bankë investimesh aty, në mënyrë vullnetare jam drejtoreshë në organizatën “Gift of Life International”, që merret me operimet falas për fëmijët që vuajnë nga defektet e lindura të zemrës”, është shprehur ajo.

Veprimtaria huminatare e kësaj organizate ka bërë që 3500 fëmijë të shërohen nga anomalitë që u shfaqen në zemër.

“Kjo organizatë e ka qendrën në Nju Jork, ka ekzistuar tash e 40 vite, ka filluar me fëmijët e parë nga Uganda, themeluesi i organizatës ka dëgjuar për një fëmijë, një vajzë që vuante nga sëmundjet e zemrës, prej aty fillon rrugëtimi i organizatës. Mbi 3500 fëmijë në vit, operohen nga organizata jonë, në organizatë ka persona me profesione të ndryshme, mirëpo me një qëllim të përbashkët, ideja me shpëtu një fëmijë”, ka deklaruar Krasniqi në emisionin “n’Demos”.