75 Mall Live Search
18:29 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Njihuni me ortopedin e njohur shqiptar që i është futur garës për deputet për herë të parë

Ortopedi i njohur shqiptar, Skënder Ukaj i është futur garës për herë të parë. Ukaj është në listën e PDK-së dhe mbanë numrin 47 në listë.

Por kush është në të vërtetë Skënder Ukaj?

Doktor, Skender Ukaj,ka lindur me 02/05/1969 në fshatin Kaliqan të Istogut. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Aftësimin specialistik nga lëmia e Ortopedisë, e kreu në Prishtinë dhe Paris, magjistraturën e përfundoj në UP duke e hapur kësisoj rrugën për studimet doktorale në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.

Punon si mjek-specialist në QKUK, si dhe ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.

Është autor dhe ko-autor i një numri të konsiderueshëm të punimeve shkencore si rezultat i bashkëpunimit me specialist dhe profesorë nga Franca, Zvicrra, Sllovenia dhe Kosova. Gjithashtu,  ka ndjekur trajnime profesionale për ortopedi dhe traumatologji në spitale të njohura evropiane dhe ka prezentuar ne konferenca të shumta shkencore në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Ka kryer shumë intervenime dhe operacione të rrallë në Kosovë duke marrë merita të mëdha në profesionin e tij. Kandidatura e Ukajt vlerësohet si vlerë e shtuar për PDK-në.