75 Mall Live Search
12:23 / E Premte, 14 Korrik 2023 / LB

Njihuni me pesë restorantet më të mira në botë

Ka miliona restorante në botë. Tasteatlas tani ka bërë rënditjen e restoranteve më të mira në botë.

Shtëpia e Wiener Schnitzel – ky është slogani i përdorur për të reklamuar restorantin tradicional austriak Figlmüller. Me pjatën e famshme, Figlmüller është restoranti më legjendar në botë.

Restoranti i Nju Jorkut Katz’s Delicatessen zë vendin e dytë. Sanduiçi me pastrami është ikona e restorantit, shkruan Indeksonline.

Warung Mak Beng në Bali është i treti. Një pjatë peshku e skuqur me një salcë të pasur dhe pikante sambali është menu kryesore e restorantit.

Restoranti i katërt më legjendar në botë ndodhet në Mexico City. Është La Polar ku mund të merrni birra të veçanta.

L’Antica Pizzeria da Michele në Napoli shërben picën më të mirë napolitane , duke u renditur në vendin e pestë. Përbërësit janë vendas ndërsa picat piqen në furra me dru./Indeksonline/