75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / k.v

Njihuni me pilotin amerikan që sulmoi caqet serbe në vitin 1999 (Video)

Gjatë luftës së Kosovës në 1999 ka pasur shumë persona të cilët kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës. Padyshim se një rol kyç e kanë luajtur edhe pilotët të cilët kanë qenë të parët të cilët përmes aeroplanëve kanë goditur caqet e Ushtrisë së Ish-Jugosllavisë, të cilët po kryenin masakrat me të tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.

Ish-piloti i NATO-s në kuadër të Forcave Amerikane Jeffrey H. Fischer, i cili ishte pjesëmarrës në luftën ndaj ish Jugosllavisë në vitin 1999, sot në RTK ka treguar për përvojën e tij, si pilot gjatë bombardimeve të NATO-s, por edhe pas luftës në kontribut në shtet ndërtimin e Kosovës dhe të kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

“Lidhja ime me Kosovën është prej vitit 1999, gjatë bombardimeve. Kam qenë oficer i Forcave Ajrore të Amerikës, po ashtu kam qenë i dërguar i SHBA-së prej vitit 2016 deri 2018 për kontribut në FSK”, tha ai.