10:43 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Njihuni me plakushin 73 vjeçar që pritet ta drejtojë Kombëtaren Shqiptare, ishte trajner i 21 skuadrave!

Edoardo Reja është trajneri që pritet ta zëvëndësojë të shkarkuarin, Christian Panucci. Trajneri 73 vjeçar italian ka përvojë të madhe në këtë punë pasi që ka udhëhequr 21 skuadra të ndryshme.

Tërë karrierën e tij e ka shkrirë në Itali, ndërsa në edicionin 2009-2010 e drejtoi Hajdukun e Splitit në Kroaci.

Padyshim që suksesi më i madh i tij është drejtimi i Napolit në edicionet 2005-2009 dhe udhëheqja e Lazios gjatë edicionit 2010-2012 dhe një gjysëm edicioni në vitin 2014.

Së fundi e drejtoi Atalantën në edicionin 2015-2016.

Reja shquhet për futboll të hapur, por që aplikon mbrojtje të forta.

Trajneri i famshëm italian mbrëmë ka qenë në “Loro Boriqi” ku pas ndeshjes së Shqipërisë është takuar me Dukën.

Raportohet se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu diskutuar dhe pritet zyrtarizimi i tij.

Shqipëria do të jetë përfaqësuesja e parë në karrierën 40 vjeçare të tij si trajner./Indeksonline/