75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Politikanja, që ka punësuar 8 gra e që i ngjajnë asaj, për t’ia kaluar provimet

Disa personave nuk ua do shumë për të mësuar për provimet dhe gjejnë alternativa të tjera për t’i kaluar ato, ashtu si Tamanna Nusrat nga Bangladeshi që ka punësuar 8 gra, që duken si ajo nga pamja fizike, për t’ia kaluar provimet.

Tamanna Nusrat, nga partia në pushtet Awami League akuzohet se i ka paguar gratë për t’u paraqitur së paku në 13 provime. Skandali u shfaq në televizionin privat Nagorik TV, ku kamera u fut në sallën e provimit dhe pati një përballje me gruan që pretendonte se ishte një Nusrat; një video kjo që u bë virale në fare pak kohë.

Nusrat,e cila e mori mandatin vitin e shkuar, po kryente studimet për arte në Universitetin e Bangladeshit.

“E përjashtuam sepse kreu një krim. E kemi anuluar regjistrimin e saj. Ajo nuk do të pranohet më kurrë këtu”, u shpreh MA Mannan, dekan i universitetit.