08:41 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Njihuni me prindërit VIP që zgjodhën emra unikë shqiptarë për fëmijët e tyre

Të jesh unik në një shoqëri që të servir çdo ditë tallaze, nuk është aspak e lehtë në ditët tona. As ta ruash fort emrin që, të pëlqen ose jo, ta kanë dhuruar për të të identifikuar dhe veçuar nga të tjerët. Është sfidë e vërtetë edhe ta ruash emrin për t’ua lënë brezave që do të vijnë. Por nuk është e pamundur për të qenë UNË, siç shumë të tjerë kanë mundur të jenë. Shumë prej personazheve të njohur shqiptarë kanë zgjedhur të jenë unikë dhe këtë e kanë treguar edhe te pasardhësit e tyre.

Të lindurit e rinj e kanë nisur jetën me një emër me domethënie; dikush mbart një histori, një legjendë, një qytet, një rrjedhë, një mal, një burim – gjithçka që në shqip do të thotë traditë, kulturë, histori. Ka të tjerë që nuk janë bërë pjesë e këtij grupi dhe kanë guxuar më shumë me qëllimin e universales – siç bota jonë po tenton të jetë ditë pas dite. Por sot, pas lindjes së Ajkës, vajzës së Xhensilës dhe Besit, po merremi pak më shumë me grupin e parë – ata që janë fanatikë të traditës dhe të emrit që duhet të mbartë një histori.

Edi Rama – Zaho: Zaho, djali i Kryeministrit Rama është pothuaj katër vjeç, por akoma për të gjithë ne nuk e ka zbuluar portretin. Sa herë është fjala për të birin, Rama është hermetik, ndaj mjaftohet duke na përshëndetur me kokën e tij në hije ose me ndonjë video argëtuese ndërsa ata të dy luajnë sport. Për emrin e veçantë të të birit, katër vjet më parë Kryeministri tha: “Është një emër i vjetër, shumë i përdorur, besoj e dinë shqiptarët këtë. Së dyti, është një emër i përdorur nga të dyja fetë, myslimanë dhe e krishterë.” Më e lidhur akoma është një legjendë, nga bregu, në Vuno. Legjenda e Zaho Kokës ka qenë shumë prezente, na intrigonte shumë, dhe siç ka thënë Rama, Zaho Koka luftoi për liri dhe dha jetën për dashuri.

edua

Arbana Osmani – Jon: Një Jon të madh që njohim e që ka një histori rrëqethëse nga deti të cilit i mori emrin është Jon Gjebrea. Por nuk mbeti vetëm ai i vetmi Jon mes fëmijëve të personazheve të njohur. Arbana Osmani zgjodhi një emër shqiptar, të shkurtër e të thellë për të birin. Dhe jo vetëm ajo. Edhe këngëtari i njohur Alban Nimami ka bërë të njëjtën zgjedhje për djalin e tij. Vetëm se, shpesh prindërit “ankohen” për Jonin e tyre. Ashtu si deti, edhe ata kanë shpeshherë dallgë… dashurie.

joniarba

Alban Dudushi & Bieta Sulo – Kroi Art: Edhe historia e Kroit të vogël është e njohur tashmë. Bieta ishte për Kroi, ndërsa Albani dhe vajza e tij e madhe ishin për Art. Nuk po merreshin vesh se ç’emër do të zgjidhnin, ndaj vendosën ta hidhnin në short. As ky i fundit nuk rezultoi i suksesshëm, ndaj, në fund, të tre bashkë vendosën për të bërë një marrëveshje – do të quhej Kroi Art dhe kështu u bë. Kroi, pas disa vitesh, me siguri, do të jetë shumë krenar për të dy emrat. Jo vetëm sepse do të vlerësojë “marrëveshjen” trepalëshe të prindërve dhe motrës së tij të madhe, por mbi të gjitha, sepse nga ai krua, me siguri do të rrjedhë art i pastër.

klazi

Nora dhe Blendi Klosi – Ambla: Ministri Klosi, kur erdhi në jetë Ambla, vajza e tyre e vogël, tha se ajo ishte si puthja e Ambël e mami Norës. Kështu erdhi në jetë e vazhdon të rritet Ambla – mjalti i familjes Klosi. Ambla, sikur ta kishte zgjedhur vetë emrin, nuk do të mundte të gjente një identitet që i ngjet kaq shumë – e qeshur dhe e ëmbël, e ëmbël, mjaltë.

nora 1

Flori Binaj – Krena dhe Glauk: Krena dhe Glauk – janë krenari dhe mbretëri më vete për aktorin e njohur të Portokallisë. Siҫ ka thënë edhe vetë Flori në një intervistë pak kohë më parë, Krena dhe Glauk janë ҫlodhja e tij më e madhe, e ҫdo dite pas punës, pas shfaqjes. Sa më shumë kohë të kalojë me ta, aq më i frymëzuar ndihet për të bërë gjëra të reja e të bukura. Emrat e të dy fëmijëve, Flori i ka pikturuar edhe në lëkurë për t’i pasur përjetë në shpatull.

flokre

Erion Isai – Ajër: Aktori i humorit Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin, zgjodhën një emër të veçantë për të voglën e tyre. Ajër është bekimi që i mbush ditët dhe jetët e dy artistëve. Sapo lindi, Ajër mori vëmendjen e të gjithëve edhe për emrin unik me të cilin prindërit e pagëzuan.

joalb