75 Mall Live Search
17:36 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Njihuni me qenin më të pazakontë, “i fiksuar” pas filmave me pullë të kuqe

I njohur si miku më i mirë i njeriut, ky qen nuk është aspak i zakontë dhe ka shokuar pronarin e tij.

Qenushi i quajtur Mike është i apasionuar pas filmave me pullë të kuqe dhe pronari i tij, Thomas Barnes, nga Karolina e Veriut, thotë se Mike ka krijuar varësi ndaj filmave erotikë, ndërsa gjithçka sipas tij ndodhi rastësisht kur qeni e çoi gabimisht TV tek kanalet me filma të tillë.

Por veprimi i qenit i ka kushtuar shtrenjtë pronarit të tij, pasi i erdhi fatura 70 dollarë nga ofruesi i shërbimit kabllor, pasi aksesi në të tilla kanale ka një kosto ekstra në SHBA.

Thomas kontaktoi me teknikët e kabllorit për t’i shpjeguar “incidentin” e pazakontë që kishte ndodhur me qenin e tij.

Thomas shpjegoi se që prej ditës që nuk pa më filma me pullë të kuqe, qeni i tij është ndier i “trishtuar” dhe kjo deklaratë tashmë ka bërë xhiron e rrjetit.