18:58 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njihuni me skuadrën më të përforcuar në afatin kalimtar të kësaj vere në Premier League

Shumica e tifozëve të Premier Leagues pajtohen se Wolverhampton Wanderers kishin afatin kalimtar më të mirë nga 20 skuadrat tjera në elitën e futbollit anglez.

Pasi u promovuan nga Championship, Nuno Espirito Santo, me super agjentin, Jorge Mendes, arriti ta përforcojë skuadrën e tij për ta pasur më të lehtë konkurrimin për top dhjetëshe.

Për fillim, Willy Boly, Diogo Jota, Ruben Vinagre dhe Leo Bonatini, të gjithë lojtarët në huazim për promovimin e suksesshëm sezonin e kaluar, të gjithë nënshkruan marrëveshje permanente, transmeton IndeksOnline.

Wolves më pas arriti të nënshkruajë marrëveshje të përkohshme me mbrojtësin e Atletico Madridit, Jonny dhe sulmuesin e Benficas, Raul Jimenez, teksa e transferoi edhe portierin, Rui Patricio si transferim i lirë.

Më pas, portugezi tjetër, Joao Moutinho u transferua gjithashtu te ”Ujqërit” për 5 milionë funte.

Një verë e mrekullueshme për Wolvesin përfshiu edhe transferimin rekord nga Middlesbrough, anësorin, Adama Traore për 18 milionë euro, si dhe huazimin e belgut, Leander Dendoncker.

Kur Kanye West kishte thënë se do t’i dërgonte në rrugë të duhur Wolvesin në vitin 2016, ai absolutisht kishte të drejtë. Kjo ishte e mirë, Yeezy./IndeksOnline/

Image: Kanye West