Njihuni me super vilën e Putinit, e mbante në fshehët në kufirin me Finlandën (Pamje)

Presidenti Putin zotëron një rezidencë të fshehtë luksoze afër kufirit të Rusisë me Finlandën. Super vila përmban një fermë troftash dhe një ujëvarë që u vjedh nga një park kombëtar, sipas një media opozitare.

Prona ndodhet vetëm 32 kilometra larg nga Finlanda në në rajonin verior të Rusisë, Karelia. Kjo vilë është e shtrirë në bregun e liqenit Ladoga, ka katër kilometra territor dhe mbyllur për publikun për të siguruar privatësinë e Putinit.

Në këtë hapësirë është edhe një fermë lopësh dhe një mini-fabrikë për përpunimin e mishit të freskët, shkruan Indeksonline.
Putin thuhet se e viziton rezidencën të paktën një herë në vit pasi lutet në manastirin e afërt Valaam.
Rojet e Kremlinit përkujdesen për sigurinë e lartë në këtë pjesë. Ndërtimi i rezidencës u financua nga Yury Kovalchuk, një manjat i cili njihet si “bankieri personal i Putinit”./Indeksonline/