14:27 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Njihuni me superveturat ushtarake që SHBA do të ia nisë së shpejti Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ia nisin Kosovës 27 automjete ushtarake të modelit “HUMVEE”.

Por, çka janë HUMVEE-t në të vërtetë?

HUMVEE janë gjipa ushtarak të blinduar të cilat ushtria amerikane i përdorë në disa lufta dhe misione të saj. Këto modele prodhohen nga kompania e famshme amerikane, AM General.

Automjetet e tilla ushtarake janë përdorur nga Amerika për të parën herë në pushtimin e Panamasë në vitin 1989. HUMVEE ishte projektuar fillimisht për transportin e personelit dhe të mallrave të lehta prapa vijave të para, jo si një automjet për luftimin e vijës së frontit, shkruan Indeksonline.

Të njëjtat modele janë dërguar edhe në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Modelet më të sofistikuara të HUMVVEE janë dërguar më pas në luftën në Irak.

HUMVEE janë perfekte kundër sulmeve anësore, por që nuk garantojnë siguri nga shpërthimi i minave nën kamion. Një dobësi e këtyre veturave vlerësohet madhësia e tyre pasi që janë shumë të gjera për rrugët e vogla.

Ekzistojnë gjithsejt 17 variante të HUMVEE të cilat shërbejnë për operacione të ndryshme ushtarake.

Çmimi më i lirë i një HUMVEE është nga 70 mijë dollarë te më e lira, deri tak 220 mijë te më e sofistikuara./Indeksonline/