Njihuni me trajnerin e ri të Kosovës U21, e kishte mposhtur Anglinë

Federata e Futbollit të Kosovës sot prezantoi trajnerin e ri të grupmoshave U21. Ai është ish-drejtori teknik në FFK, Michael Nees.
Gjermani ishte emëruar si drejtor teknik në FFK gjatë vitit 2017, shkruan IndeksOnline.
53-vjeçari, rolin si drejtor teknik e kishte nisur gjatë vitit 2001 në Japoni. Kurse rolin si trajner ai e nisi te skuadra afrikane, Seychelles – për të vazhduar më pas edhe në skuadrën tjetër nga Afrika, Rwanda.

Gjatë vitit 2008, gjermani iu kthye zanatit të vjetër si drejtor teknik te Afrika e Jugut. Për të vazhduar më pas me Izraelin.
Njëjtë si Kosova, edhe grupmoshat U21 te Izraeli kishin nevojë për një trajner – dhe ai mori menjëherë stolin e menaxherit duke udhëhequr ekipin U21 në ndeshjet e Kampionatit Europian në vitin 2013.

Gjatë këtij sezoni, Nees kishte mposhtur Kombëtaren e Anglisë, me rezultat minimal 1 me 0.
Në 3 ndeshje – skuadra e Izraelit grumbulloi katër pikë. Ai la Izraelin gjatë vitit 2015, pushoi 2 vite dhe u punësua në FFK./IndeksOnline/
