23:30 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / AR

Njihuni me vajzën që i “rrëmbeu” zemrën John Cena-s

Që prej vitit 2020, John Cena është martuar me Shay Shariatzadeh, marrëdhënie të cilën çifti ka preferuar ta mbajë larg syrit mediatik. Të paktat raste kur i kemi parë bashkë kanë qenë në tapetin e kuq në evenimente të rëndësishme.

John Cena e ka thënë në intervistat e tij se martesa e tyre po shkon më së miri dhe se Shay nuk i ka fare problem as skenat erotike të tij nëpër filma.

I ftuar te Ellen DeGeneres Show më 12 Janar të këtij viti, ai u shpreh: Ajo është gruaja më e mrekullueshme në këtë planet. Kur i them oh Zot sot duhet të filmoj një skenë vetëm me të brendshme, ajo më thotë shko bëj më të mirën tënde. Është një person i sigurt në vetvete dhe marrëdhënia jonë bazohet në besim të plotë.

Teksa dëgjojmë fjalë të tilla, padyshim na shtohet kureshtja për bukuroshen që i ka marrë zemrën John Cena.

Shay Shariatzadeh është shtetase kanadeze, por me origjinë nga Irani. Ndryshe nga Cena i cila ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i viteve 2000, ajo nuk është një personazh publik.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo është rritur vetëm me mamanë e saj, dhe ka qenë kjo e fundit që ka bërë të mundur zhvendosjen e tyre në Kanada, për një jetë më të mirë.

Romanca e çiftit u ndez pasi u takuan në Vankuver ndërsa Cena po xhironte filmin “Playing With Fire”.

Për herë të parë ata u fotografuan për dore në Mars të 2019-ës dhe më vonë në Tetor të këtij viti në tapetin e kuq. Dasmën e tyre preferuan ta mbajnë krejtësisht private në një ceremoni në Tampa në vitin 2020.

Shariatzadeh është një inxhiniere që thuhet se ka ndjekur Universitetin e Kolumbisë Britanike nga 2008 deri në 2013 dhe ka një diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike. Ajo ka punuar më parë si menaxhere produkti në Avigilon, një kompani “Motorola Solutions” në Vankuver, dhe që nga viti 2020 thuhet se punon për “Sonatype”, një kompani softuerësh. Shay është 12 vjet më e re se John Cena dhe është gruaja e dytë e aktorit të njohur.

Martesa e tij e parë është me Elizabeth Huberdeau në vitin 2009. Ata u divorcuan pas 3 vitesh martesë.