Njihuni me vogëlushen që është alergjike ndaj ujit
Një fëmijë e cila është alergjike ndaj ujit shpërtheu me shenja nëpër trup dhe kruarje vetëm 15 sekonda pasi kishte hyrë në banjë.
Ivy Angerman, tetëmbëdhjetë muajsh, nga Hastings, Minnesota, e cila u diagnostifikua me gjendjen jashtëzakonisht të rrallë të alergjisë “aquagenic” në tetor të vitit të kaluar. Ajo vuan nga skuqjet edhe kur bërtet ose qan dhe djersinë, transmeton Indeksonline.
Nëna e Ivy, Birttany Angerman, 27 vjeçe, e cila po përpiqet të mësojë vajzën e saj për të mos qarë, shqetësohet për të ardhmen e fëmijës, duke përfshirë edhe atë se ajo mund të ngacmohet ose edhe të humbas mundësi argëtimi.
Kjo sëmundje e rrallë njihet se ka vetëm 50 njerëz të cilët vuajnë nga kjo, duke u bërë kështu Ivy, si pacientja më e re që vuan./Indeksonline/