10:07 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / B O

Njihuni me Volkswagen Touaregun e ri, ky pritet të jetë çmimi i tij

Volkswagen Touareg do të prezantojë modelin e ri të gjeneratës së tretë të SUV-it gjerman. Specifikat kryesore nuk pritet të kenë ndryshime nga modeli paraprak, por në të do të instalohet teknologjia më e re.

Dritat e veturës do të jenë më të theksuara ndërsa do të ketë një “kthesë” ndryshe në grilën e përparme.

Vetura do të ketë motorin e njëjtë 3.0-litërsh V6 benzinë me 335 kuajfuqi dhe një tjetër version të kombinuar në sistemin hibrid që ofron total 456 kuajfuqi.

Pritet të vijnë edhe modelet 3.0-litërsh me naftë me 228 dhe 282 kuajfuqi.

Të gjitha do të vijnë me opsionin për sistemin që tërheq me të katër rrotat. Çmimi i tij në treg pritet të jetë rreth 70 mijë euro./Indeksonline/