Njoftim i Policisë së Kosovës për mesazhet (SMS) mashtruese lidhur me njoftimin për gjobat në trafik
Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga autoritetet e trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe:
U bëjmë thirrje qytetarëve që:
· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe
· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

