20:18 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Njoftim me rëndësi: Infektologu Sadiku tregon si duhet trajtuar COVID-19

Infektologu kosovar, Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se si duhet të trajtohet COVID-19.

Ai ka thënë se arma kryesore për parandalimin e sëmundjes është vaksina, e që tash është çështje javësh, zyrtarizimi i saj.

I njëjti ka thënë se të gjithë pacientët që janë të prekur mund të marrin terapi simptomatike, duke përfshirë vitaminën C, Vit D, Zink, Magnez dhe paracetamol. E më pas sipas tij duhet bërë analizat laboratorike.

Ky është postimi i plotë i tij:

Trajtimi i COVID19
✳️Deri tash kam shkruar shpesh për mbrojtjen nga COVID19, për arsye se është arma kryesore në prandalim e sëmundjes deri sa të konfirmohet vaksina e cila tani e dim se është çështje jave e ndoshta ditësh deri te zyrtarizimi i saj.
✳️Po shkruaj rreth trajtimit te COVID19 edhe pse dihet që fatbardhësisht vetëm një numër i vogël i personave me COVID19 kane nevojë për trajtim diku rreth 20-30% dhe
✳️Duke ditur se kemi një numër të madh të njerëzve qe janë me COVID19, diku mbi 10.000 raste jane aktiv.
✳️Te gjithë pacient me COVID19 mund të marrin terapi simptomatike( vit C, Vit D, Zink, Magnez dhe paracetamol),(udhërrrëfyesi klinik për trajtimin e COVID19).
✳️Pastaj duhet bërë analizat laboratorike për të përcjellir gjendjen e tyre ne konsultim me mjekun,
✳️Duhet konsultuar me mjekun me qëllim tē informimit se kur dhe cilat analiza duhet bërë ,
✳️fillimi me kohë i trajtimit të formave mesatare dhe të renda është shumë i rendesishëm për efikasitetine trajtimit.
✳️Prandaj sygjerimi im është që të konsultoheni me mjekun për hapat qe duhet te mirren nga diagnostifikimi i juaj deri te shërimi i plotë!
Për trajtim të drejt konsultohuni me mjekun tuaj!