Njoftim për biletat Trepça – Bashkimi/ Finalja e Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se biletat për ndeshjen finale të ProCredit Kupës së Kosovës do të jenë në dispozicion të klubeve finaliste, Trepçës dhe Bashkimit.
Numri i biletave: 750 bileta për klubin e Trepçës, 750 bileta për klubin e Bashkimit, shkruan Indeksonline
FBK-ja fton të gjithë tifozët të mbështesin skuadrat e tyre me sjellje korrekte dhe sportive, duke e kthyer këtë finale në një spektakël të vërtetë basketbolli!